Zbulohet fotoja e papublikuar e Arbanës dhe Eduartit në ditën e dasmës

Pak kohë më parë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Edhe pse ka kaluar gati një vit që nga ajo ditë, ende nuk kemi parë një fotografi të plotë sesi Arbana dukej nuse apo dhe Eduarti dhëndër.

Edhe pse çifti zgjodhi që dasma e tyre të ishte private, asokohe ata ndanë një fotografi të cilët dukeshin të dy në profil.

Epo u deshën tre ditëlindje që ne të shikonim një tjetër copëz nga dasma e çiftit dhe kjo falë gazetarit Eraldo Rexho i cili ka ditëlindjen në të njëjtën ditë bashkë me Arbanën dhe Eduartin dhe zgjodhi t’i uronte nëpërmjet një shkrimi shoqëruar me një foto nga dasma e tyre.

“Ne të tre kemi ditëlindjen dhe falë këtij fakti Arbana më dha leje të publikoj këtë foton nga dasma”– shprehet Eraldo.

 


Shtuar 7.05.2024 18:52