Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë €, me lot në sy dëgjon fjalë për familjen e saj

Xheneta, një prej konkurrenteve më të komentuara të edicionit të tretë të “BBVK”, ka marrë një vendim tepër të rëndësishëm brenda shtëpisë por që ka patur ndikim dhe tek banorët e tjerë. Ajo ka vendosur të humbë 10.000 euro nga shuma e përgjithshme, 200 mijë euro, në mënyrë që të dëgjonte fjalët e Xuxit të thëna për familjen e saj.

“Vëllai i Madh” i dha Xhenetës mundësinë të dëgjonte një deklaratë të Xuxit për familjen e saj, duke u shfaqur përpara televizorit në dhomën e ditës.

Deklarata e Xuxit ishte e ashpër dhe e rëndë, duke përfshirë fjalë të forta ndaj familjes së Xhenetës. Ai kishte thënë:

Po çfarë nëne ti, të ka lënë nëna prej kohësh ty – e përmend nënën, e nëna e ka lënë kur ka qenë një vjeçe. Çfarë nëne që s’e ka dashur fëmijën e vet – ç’të thuash më shumë. E ka nënën aty në Suedi dhe nuk shkon të shohë fëmijën e vet – çfarë familjeje e degjeneruar.

Reagimet në shtëpi nuk kanë qenë të njëjta. Disa nga banorët kanë shprehur mbështetje për Xhenetën, duke vlerësuar guximin e saj për të përballuar këtë situatë të vështirë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si është përdorur kjo mundësi, duke e parë nga këndështrimi i humbjes së parave.


Shtuar 13.11.2024 12:30

Tags: ,