Vjollca Hoxha reagon pas largimit të Ben Blushit, zbulon kush do ta drejtojë Top Channel

Ditën e sotme, Ben Blushi ka njoftuar largimin nga drejtimi i televizionit Top Channel. Pas largimit të tij, ka reaguar presidentja e televizionit Vjollca Hoxha.

Në një e-mail drejtuar stafit, Hoxha, duke falënderuar për punën e tij Blushin, shkruan se drejtimin e Top Channel tashmë do ta marrin trashëgimtarët, referuar fëmijëve të saj, Sara, Lori, Redia dhe Etan Hoxha.

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush. Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,” shkruan Hoxha./albeu.com

 

 


Shtuar 2.12.2021 16:49