Pagat e magjistratëve, gjyqtarët mblidhen më 10 shtator për qëndrimin institucional

Çështja e pagave të magjistratëve do të rikthehet në diskutimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në një kohë kur situata vijon të mbetet e pazgjidhur.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve është planifikuar të zhvillohet më 10 shtator 2026, në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjatë saj do të shqyrtohet qëndrimi institucional i gjyqtarëve për pagat dhe do të diskutohet një zgjidhje në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Të lidhura

None found

Sipas KLGJ-së, vijimi i kësaj situate mund të cenojë funksionimin normal të gjykatave. Përveç pagave, çështja lidhet edhe me garantimin e statusit kushtetues të gjyqtarëve dhe mbrojtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Takimi pritet të shërbejë për përcaktimin e veprimeve institucionale që do të ndërmerren për kapërcimin e ngërçit.

Mbledhja thirret për shkak të situatës së krijuar në sistemin gjyqësor, pas moszbatimit brenda afatit të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve, si dhe bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore nga strukturat shtetërore përgjegjëse për administrimin e buxhetit.

Kjo gjendje vlerësohet si veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si edhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Respektimi i Kushtetutës, ndarja e kufijve ndërmjet pushteteve dhe zbatimi i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë detyrim dhe përgjegjësi për çdo institucion shtetëror.

Serioziteti i situatës kërkon një reagim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe institucional nga trupa gjyqësore. Meqë bëhet fjalë për një çështje që prek të gjithë pushtetin gjyqësor, vlerësohet e rëndësishme që të dëgjohet mendimi i çdo gjyqtari dhe gjyqësori të shprehet përmes një qëndrimi të përbashkët.

Qëllimi i mbledhjes është zhvillimi i një diskutimi të hapur mes gjyqtarëve të të gjitha niveleve për situatën e krijuar, respektimin dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe përcaktimin e qëndrimit dhe hapave institucionalë që konsiderohen të nevojshëm për zgjidhjen e çështjes.

Mbledhja thirret në mbështetje të nenit 13 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Rendi i ditës përfshin diskutimin e situatës së krijuar nga bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, si dhe përcaktimin e qëndrimit institucional të trupës gjyqësore për zgjidhjen e saj në përputhje me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe garancitë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve do të zhvillohet ditën e enjte, më 10 shtator 2026, në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.


Shtuar 8.09.2026 20:08

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet