Pesë persona janë arrestuar për vjedhjen e dy bulldogëve francezë që i përkasin artistes amerikane Lady Gaga. Grabitja e dy qenve të këngëtares së njohur ndodhur në muajin Shkurt, pas një sulmi që iu bë artistet dhe shoqëruesit.
Sipas BBC, policia e Los Anxhelosit ka njoftuar se kishte akuzuar tre të dyshuar për sulmin ndaj këngëtares si dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë.
James Jackson, Jaylin White dhe Lafayette Whaley, përkatësisht të moshës 18, 19 dhe 27 vjeç, janë akuzuar për vrasje në tentativë dhe grabitje.
Akuza janë ngritur kundër 40-vjeçarit Harold White, babai i Jaylin White, dhe Jennifer McBride, 50 vjeç, që kanë bashkëpunuar me autorët.
Tashmë qentë janë kthyer në banesën e Lady Gaga. Këngëtarja kishte ofruar një shpërblim prej 500,000 Dollarë për kthimin e tyre.