Nga fillimet me “Shpëtoni ushtarin Ryan” deri tek “Fast & Furious”, sukseset e Vin Diesel janë vlerësuar në të gjithë botën.
Aktori kalifornian, i quajtur shumë herë si njeriu i mijëra fytyrave, feston sot 57 vjetorin e lindjes.
Jo të gjithë e dinë që Vin ka një vëlla vëlla binjak dhe që nuk e ka njohur kurrë babain biologjik. Ka në fakt një raport shumë të mirë me babain adoptues, Irving Vincent, i pari që e çoi në rrugën drejt recitimit.
Filloi të luaj në teatër thuajse rastësisht, por ajo eksperiencë i pëlqeu shumë dhe që atëherë u zbavit duke interpretuar personazhe të çdo lloji, nga ushtari Caparzo në kryeveprën e Steven Spielberg tek Riddick, nga anëtari i një klani mafioz Giacomo DiNorscio tek roli i baby sitter në “Missione Tata”.
Pikërisht me këtë film është e lidhur dhe një anekdotë për Vin Diesel. Pas shumë filmave aksion, aktori vendosi të recitojë në komedi për t’i bërë qejfin gjyshes, e cila ishte e shqetësuar pasi nipi i saj po ndërtonte reputacionin e një djali jo të mirë.
Dashuria për familjen ka qenë gjithmonë një vlerë e fortë në jetën e Vin dhe pikërisht të afërmve të tij i janë kushtuar shumë postime që shfaqen më faqen e tij sociale.