Përjashtimi nga Kombëtarja, tani edhe trajneri i Burnleyt në prag largimi – çfarë po ndodh me Armando Brojën

Një ditë më parë, trajneri Rolando Maran publikoi emrat e futbollistëve të ftuar për sfidat e Shqipërisë në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, ku përfshihen përballjet me Bjellorusinë, San Marinon, Finlandën dhe sërish San Marinon.

Të lidhura

None found

Në atë listë, një nga mungesat më të dukshme ishte ajo e Armando Brojës. Tekniku italian sqaroi se vendimi nuk kishte lidhje me ndonjë problem fizik të sulmuesit shkodran, por bëhej fjalë për një zgjedhje thjesht taktike, duke lënë të kuptohej se momenti aktual i 25-vjeçarit nuk e justifikonte një ftesë.

Përtej këtij refuzimi, Broja po kalon një tjetër ngjarje aspak të zakonshme te Burnley. Burime të “BBC” raportojnë se trajneri i klubit anglez ndodhet shumë pranë shkarkimit dhe se drejtuesit pritet të zyrtarizojnë së shpejti ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me Nicky Hayen. Barazimi 1-1 kundër Derbyt duket se ka qenë pika e fundit që solli këtë vendim drastik në stol.

Kjo situatë mund të shndërrohet në një moment reflektimi për vetë Brojën lidhur me të ardhmen e tij me Burnleyn. Edhe pse ka pasur zëra për një kalim të mundshëm në Emiratet e Bashkuara, tani perspektiva e lojtarit shkodran mund të rilidhet sërish me klubin anglez, varësisht nga zhvillimet e reja në krye të ekipit.


Shtuar 20.09.2026 14:43

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahis