VIDEO/ Vserlo debaton me Gjestin, ndërhyn Amber: Do të nxjerr me Zarf të Zi

Dalja e papritur e Eglit nga Big Brother Vip, ka tensionuar edhe më shumë situatën brenda shtëpisë, me shumë prej banorëve që i janë kundërvënë Gjestit, duke e bërë atë fajtor për daljen e saj.

Në mesin e debateve, Gjesti ka patur një përplasje edhe me Vserlon, me të cilin u prek dhe fizikisht duke puthitur ballin me të gjatë një momenti ku Vserlo iu afrua në fytyrë.

Vserlo : Mbylle gojën para se të jetë vonë

Gjesti: Hiqe gishtin

Vserlo: Kaq po të them mbylle gojën para se të jetë shumë vonë

Gjesti: Hiq gishtin thashë

Vserlo: Kalama çerdheje

Në atë moment ndërhyen edhe Amber që i kundërvihet Gjestit duke i thënë: Unë ty do të të nxjerr me zarf të zi


Shtuar 6.03.2025 22:00