SPAK i sekuestroi vilën në Palasë/ Ja si e mohon­te Balluku lidhjen me korrupsionin: Nuk zotëroj apartamente, jahte apo limuzina (VIDEO)

Në dosjen e zbardhur ditën e djeshme nga gazetarja Klodiana Lala, dilte në pah se si ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, kishte lidhje me vilën 188/1 në Palasë.

Nga hetimet e SPAK rezulton se vila 188/1 në Palasë deri në fazën e karabinasë është ndërtuar me investimin e Igli Tares.

Të lidhura

None found

Më pas, investimet për punimet e tjera të vilës janë marrë përsipër dhe bërë nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”, kompani e cila bashkë me disa operatorë të tjerë ekonomikë ka fituar tenderin për ndërtimin e lotit 7 të Unazës së Madhe. Arbër Abazi është lidhje familjare e Ballukut, pasi bashkëjeton me një të afërme të saj.

Ndërkohë, pak kohë më parë Balluku mohonte çdo lidhje me korrupsionin dhe ryshfetin dhe përfitimin prej tyre.

“Unë nuk kam pasur dhe nuk kam lidhje me korrupsionin dhe nxis që hetimi që prej muajsh ka nisur ndaj meje dhe nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si qytetarë, ministre apo zv.kryeministre, të vijojë për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën. Unë nuk kam as 300 as 30 as 3 apartamente, as jahte as limurina as avionë, port ë gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që për fat të keq bëhen me lehtësinë më të madhe në këtë vend”, shprehej ajo.

Kujtojmë se paralelisht me sekuestrimin e vilës, SPAK e ka regjistruar emrin e Ballukut si person nën hetim për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, ndërsa biznesmeni Abazi po hetohet për korrupsion.

Më herët, Belinda Balluku po hetohej për korrupsion e pastrim parash, pasi dyshohet se kishte përfituar si ryshfet një vilë luksoze nga kompania Eurocol, të cilës i kishte dhënë tender kur drejtonte Albcontrol, ndërsa është e pandehur për abuzime me tenderat, e konkretisht tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Unë nuk kam pasur dhe nuk kam lidhje me korrupsionin dhe nxis që hetimi që prej muajsh ka nisur ndaj meje dhe nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si qytetarë, ministre apo zv kryeministre, të vijojë për të nxjerrë në spipërfae të vërtetën.

Unë nuk kam as 300 as 30 as 3 aparatamente, as jahte as limuina as avionë, port ë gjitha këto janë pjesë e një gjyqi public që për fat të keq bëhen me lehtësinë meë të madhe në këtë vend.

 


Shtuar 11.09.2026 08:29

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis