VIDEO/ Shtatzënë? Dua Lipa shfaqet papritur me barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar disa imazhe dhe video nga prapaskenat e xhirimeve të reklamës më të fundit për “Porsche”.

Në postimin e saj në “Instagram”, ajo ndau momente të paharrueshme nga ky projekt, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një skenë të veçantë dhe të papritur.

Në video, Dua shfaqet duke lëvizur me bark të fryrë dhe duke i befasuar të gjithë me dukjen sikur të ishte shtatzënë.

Kur të tjerët e pyesin për këtë, ajo me humor përgjigjet, “Shumë tacos”, duke treguar se fryrja vinte nga ushqimi dhe jo nga diçka tjetër.

 


Shtuar 26.07.2024 09:10