VIDEO/ Priyanka Chopra tmerron ndjekësit, shfaqet e gjakosur në rrjete sociale, çfarë po ndodh me të?

Aktorja e njohur Priyanka Chopra dukej shumë larg pamjes së saj së zakonshme magjepsëse në fotot e fundit. Në një foto, aktorja shfaqet e gjakosur teksa bëri të ditur se ishte në xhirimet e filmit të ardhshëm të vëllezërve Russo, ‘The Bluff’.

Më tej ajo shfaqi punën shumë mbresëlënëse dhe të detajuar të bërë nga grimierët e saj. Fotot shqetësuan fansat por pasi kuptuan se gjithçka ishte në kuadër të një filmi, ata e përgëzuan aktoren për punën e palodhur dhe seriozitetin në shesh xhirime.

“Harrova që ajo është aktore dhe më kapi paniku, u tmerrova, mendova se videoja e parë ishte e vërtetë” shkroi një fanse.

Vëllezërit Russo janë të njohur për punën e tyre në Marvel, duke drejtuar dy filma të Captain America, Avengers: Infinity War dhe Avengers: Endgame.

Filmat e vëllezërve kanë fituar pothuajse shtatë miliardë dollarë në mbarë botën, duke i bërë ata regjisorët e tretë më fitimprurës pas James Cameron dhe Steven Spielberg.

 


Shtuar 21.06.2024 14:52