VIDEO/ Pas deklaratave për Xhensilën, Bes Kallaku befason me veprimin ndaj Clevios!

Së fundmi po qarkullon një video në rrjetin social TikTok, ku personazhi i famshëm Clevio Serbiano ka bërë paqe me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Akoma nuk dihet saktë vërtetësia e videos, nëse vërtetë Clevio flet me Bes Kallakun apo me dikë tjetër që imiton zërin e tij.

Nëse kjo video është e vërtetë, duket se gjërat mes Bes Kallakut dhe Clevios janë sqaruar por pritet konfirmimi nga aktori rreth autenticitetit të kësaj videoje në qarkullim.

Sjellim në vëmendje se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ”kërcënoi” me gjyq Clevion, pasi ky i fundit u shoreh se këngëtarja është lidhur me një bos nga Dubai dhe sipas tij kjo ka qenë arsyeja e ndarjes nga aktori i humorit.

Kujtojmë se në mediat rozë përflitet për një ndarje mes Xhensilës dhe Besit, ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga çifti.

@mirdita.kuqe006 #cllevioserbiano44 #beskallaku #gangot #sarile #albaniantiktok #tedisheapotekesh #viraltiktok #shqipetaretneperbot??? #fyp #kosovatiktok #albaniantiktok ♬ 十宗罪(治愈系) – 气质隆Sir


Shtuar 23.02.2024 13:29