VIDEO/ Mësova humbjen e nënës kur po xhiroja këngën për të! Trondit Ervis Behari

Këngëtari i njohur, Ervis Behari ka qenë i ftuar në emisionin “Se luan Topi”, ku ndër të tjera u shpreh dhe për humbjen e nënës së tij.

Artisti në lot, tha se e dinte se nëna e tij ishte e sëmurë, por nuk e dinte se sëmundja që ajo kishte ishte e pashëruar.

Ditën që ai do të xhironte videoklipin e këngës kushtuar nënës, babai i tij e mori në telefon dhe i tregoi se nëna kishte ndërruar jetë.

Pas 7 ditësh, këngëtari e xhiroi klipin e këngës në fshatin e tij.

 


Shtuar 11.01.2025 19:07