Video e plotë, publikohet momenti kur Noizy grushton dhe rreh keq reperin Cllevio (VIDEO)

Një ditë më parë, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” u përfshi në një sherr me Noizy-n. Ai kishte shkuar te lokali i reperit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër. Pas pamjeve që qarkulluan dje, se fundmi është publikuar video e plotë ku shihet Noizy teksa “masakron” me grushte Cllevion.

Pas kësaj ngjarje mësohet se Noizy dhe babai i tij janë kallëzuar nga Cllevio.

Noizy reagoi para pak minutash duke shkruar: “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.