Shakira u përpoq të rikthehej me Gerard Pique deri në dy herë

Ndarja e kolumbianes dhe futbollistit spanjoll po pushton të gjitha hapësirat në media, jo vetëm që nga njoftimi i ndarjes nga të dy me një deklaratë të shkurtër, por edhe me të panjohurat nga kjo ngjarje.

Si do ta shpërndajnë trashëgiminë e tyre milionere, kujdestarinë e dy fëmijëve që kishin të përbashkët, Sasha dhe Milani, apo me çfarë kushtesh do të mbeten të dy për të mirën e familjes së tyre. Megjithatë, një tjetër thashetheme ka dalë në pah dhe është synimi që Shakira ka pasur dy herë të rikthehet me Gerard Pique.

Të paktën këtë e konfirmuan mediat 20minuta, të cilat raportojnë se këngëtarja kolumbiane ka tentuar të rifillojë lidhjen me Gerard Pique deri në dy herë, por lidhja që ata kishin tashmë ishte prishur plotësisht. Futbollisti tashmë e konsideronte lidhjen të përfunduar, por dashuria për të është “verbuese”, sipas mediave, ajo shpresonte të rikthehej me lojtarin e Barcelonës. Dhimbja që ka ndjerë artistja është pasqyruar edhe në tekstet e këngëve të saj, si Të përgëzoj.

“Një bjonde e re 22 vjeçare…”

Ambienti që ka krijuar Gerard Pique është krejtësisht i ri dhe nuk e ka më Shakirën në të. Para njoftimit të ndarjes së tyre, nisën të përhapeshin thashethemet për dashurinë e re të futbollistit, “një bjonde 22-vjeçare, e cila studion dhe punon si mikpritëse eventesh në Barcelonë”. /albeu.com/


Shtuar 7.06.2022 12:01