“Mbajeni mend! Dikush ka me ndërru jetë”, Stresi reagon për sherrin mes Noizy-t dhe Cllevios (VIDEO)

Stresi komentuar sherrin mes Noizy-t dhe Cllevios. Në një live në Instagram, reperi shprehet se të gjithë duhet të shikojnë punët e veta dhe se nuk duhet sharë me familje. Cllevio njihet si mik i Stresit ndërsa nga ana tjetër ky i fundit ka rregulluar raportet me Noizy-n.

“Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them”, tha reperi.

Kujtojmë që sherri mes Noizy-t dhe Cllevios ka nisur pasi ky i fundit e kishte ngacmuar në rrjete sociale


Shtuar 7.06.2022 11:33