Nëse të gjithë ju i jeni kthyer punës dhe pushimet e verës nuk i morët vesh si mbaruat, nuk po ndodh njësoj për disa nga vajzat e famshme të ekranit shqiptar. Ndërkohë që muajit të parë të vjeshtës po i vjen fundi, ato vazhdojnë të publikojnë foto me bikini nga bregdete të ndryshme e po u bjnë zili jo pak ndjekësve.
Hygerta Sako, e ka shijuar verën në maksimum e na ka dhuruar plot foto seksi, por ajo vijon “të jetojë” në det, si durrsake që është. Hygerta ka postuar foto me bikini ku shkruan: “Vera mbaron kur dua unë”.
Të lidhura
None found

Ndërkohë Luana Vjollca vijon “të kërkojë shapka plazhi” brigjeve të Mykonos, ku na ka dhuruar poza siç di vetëm ajo në fakt, plot e pa kursim fare.

Prezantuesja e njohur Fjodora Fjora e ka shfrytëzuar fundjavën ende të ngrohtë për një arratisje nga Tirana e një furnizim energjish për të hënën, ku nis emisonin e saj të përditshëm të pasdites në RTSH1.

