Valbona debaton me Aldon pas puthjes me Laertin: Je turpi i meshkujve shqiptarë

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Valbonës dhe Aldos në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorja është mërzitur me Aldon pasi ky i fundit u puth në buzë me Laertin.

Valbona i thotë se si mundet një person që e konsideron shok të puthet me Laertin.

“Ti sot je bërë turpi i meshkujve shqiptarë. Ishte shumë e shpifur, neveri, të shohësh shokun tim, se të konsideroj shok, që puth në buzë Laert Vasilin, u mërzita se puthi Gjestin”, i tha Valbona.

Ndërkohë Aldo iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk duhet të mërzitet me të apo Gjestin, por me Laertin që ka puthur ata.

“Ti je budallaqe fare, torollake, ai u tha dy djemve hajde të iu puth”, i kthehet banori.

Pjesë nga debati:

Valbona: Je turpi i Shqipërisë

Aldo: Burri jot e kërkoi

Valbona: Je turpi i meshkujve shqiptarë, turp

Laerti: Valbona të dija më open mind

Gerta: Pse qave mbrëmë kur ai puthi Gjestin?

Laerti: Tani mos u bej dhe seksologe ti. Ti nuk ke përvoja të tilla, je martuar lumturisht shumë e re, nuk ke përvoja seksuale

Valbona: Ai është aktor, ti nuk je aktor

Aldo: Nuk jam aktor? Unë jam regjisor, aktor

Aldo: Ku e di ti eksperiencën time ti?

Valbona: Ti sot je bërë turpi i meshkujve shqiptarë

Aldo: Ti je budallaqe fare, torollake, ai u tha dy djemve hajde të puth

Valbona: O Aldo ke bërë një turpësi, është turp, ishte shumë e shpifur, neveri, të shohësh shokun tim, se të konsideroj shok, që puth në buzë Laert Vasilin, u mërzita se puthi Gjestin

Aldo: Hajde budallaqe, po mërzitu me atë jo me Gjestin, boll me këtë telenovelë


Shtuar 10.03.2025 20:01

Tags: ,