Vajzat e eleminuan nga “Përputhen”? Aleksi publikon bisedat me produksionin në Instagram (FOTO LAJM)

Dori, Artani dhe Aleksi janë larguar nga “Përputhen” të shtunën që kaloi.

Në epsidoin e “Përputhen Prime” u tha se djemtë u larguan si kërkesë e vajzave.

Por Aleksi ishte ai i cili hodhi poshtë këto deklarata pasi ai zbuloi se një ditë para xhirimeve të “Prime” kërkoi të largohej që aty.

“U tha se më eleminuan gocat, shikoni ditën dhe bëni lidhjen me ditën e programit”, ka shkruar Aleksi. Biseda është zhvilluar të enjten, ndërsa “Prime” xhirohet të premteve dhe transmetohet të shtuneve.


Shtuar 28.10.2021 10:20