Dj Dagz, feston sot ditëlindjen dhe partnerja e tij Einxhel Shkira i bëri një urim shumë romantik dhe të munguar nga çiftet e reja.
Einxhel shprehu dashuri në çdo fjalë të shkruat që mund ta (lexoni këtu), por vetëm një moment pasi e ka shpërndarë postimin ajo është penduar dhe ka ndryshuar fjalinë e fundit.
Por kjo fjali e fundit tregonte shumë dhe ndjekësve nuk mund t’i kalonte pa vënë re siç e shihni në screenshotin e bashkangjitur, shkruan albeu.com.
“Ne të duam”, kishte shkruar Einxhel dhe më pas e ndryshoi duke shkruar “të dua”, në njëjës.
Por kaq ka mjaftuar dhe njekësit kanë nisur ta urojnë çiftin për pritjen e ëmbël, për të cilën nuk kanë konfirmuar asgjë.
Gjithashtu Einxhel shkruan në urimin e saj: “Do mundohem që vitet në vijim ëndrrat e tua të bëhen realitet (dhe s’ështe që si kam bërë realitet deri tani nja dy prej tyre”.
Të jetë femijë njëra prej endrrave qe Einxhel i ka bere realitet Dagzit?/albeu.com/