Gashani: Kredia 60 milionë euro, mbështetje për “Prishtina 2030” dhe infrastrukturën sportive

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, në vlerë prej 60 milionë eurosh. Financimi lidhet me projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gashani e vlerësoi votimin si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të projektit “Prishtina 2030” dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila do të financojë Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të këtij projekti madhor dhe avancimit të infrastrukturës sportive në Kosovë.

Faleminderit të gjithë deputetëve për përkrahjen dhe votën!”, ka deklaruar Gashani.

Marrëveshja u miratua nga Kuvendi me 95 vota për, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime. Fondet prej 60 milionë eurosh do të shërbejnë për rinovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Gjatë zhvillimit të Lojërave Mesdhetare, kampusi do të përdoret si fshat i atletëve, ndërsa hapësirat sportive përreth do të funksionojnë si qendra stërvitore.

Dokumenti i ratifikuar mundëson gjithashtu sigurimin e një granti investiv prej 10 milionë eurosh. Në këtë mënyrë, shuma totale e investimit të planifikuar arrin në 70 milionë euro.


sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyaldeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis