Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë më 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.
Nëse deri tani jetonin herë bashkë e herë të ndarë, tashmë që janë bërë prindër sigurisht që për çiftin ka nisur bashkëjetesa. Mirëpo, të jetosh gjatë gjithë kohës me partnerin/partneren nuk është aq e lehtë sa duket dhe nuk është hera e parë që dëgjojmë ankesa prej çifteve (kryesisht nga femrat).
Kështu ka ndodhur edhe me çiftin Arbenita-Fero. Modelja i është “ankuar” ndjekësve në rrjete sociale për sjelljet e partnerit të saj në shtëpi. Diçka që Arbenita nuk pëlqen është fakti që Fero s’i vë siç duhet peshqirët në tualet por i hedh përtokë, siç e ilustron video me humor që ajo ka ndarë në InstaStory.
Sa prej jush e kanë këtë problem me partnerët e tyre?