Që kur ishte pjesë e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, mori ftesë që të bëhej pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, modelja e njohur e pranoi ftesën dhe tashmë është pjesë e saj.
Kur iu propozua ideja, Beniada tha se nuk merr vesh nga futbolli por shtoi se do mësojë rrugës, bashkë me gjuhën shqipe. E pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale nuk mungojnë kritikat apo ironitë.
Kështu, që fundmi në disa foto që Beniada ka publikuar në “Instagram” nga emisioni, dikush i shkruan: “A merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime”.
Ky koment i ka rënë në sy edhe Beniadës e cila i është përgjigjur me një emoji duke qeshur me lot. Duket se ajo vazhdon t’i marrë gjërat me humor dhe sportivitet.