Trondit Princ Harry: Jam më i rrezikuar seç ishte nëna ime, Al Kaeda kishte një plan për të më vrarë

Princi Harry ka tronditur me deklaratat e tij duke shprehur se është më i rrezikuar seç ishte nëna e tij, Diana.

Këto deklarata të princ Harry vijnë pas publikimit të disa dokumenteve Gjykata e Lartë në të cilat flitet për racizëm dhe ekstremizëm në rastin e kërcënimeve në lidhje me Dukën e Sussex. Harry pretendon, në veçanti, se familja e tij, Meghan Markle dhe fëmijët e tij Archie dhe Lilybet, nuk kanë qenë të sigurt që kur siguria speciale e ofruar nga pallati nuk ishte më e njëjta.

Dokumentet e gjykatës, të cilat nxjerrin në pah kërcënimet për të cilat Harry flet, tregojnë se al-Kaeda kishte planifikuar të vriste princin pasi ky i fundit shkroi për vrasjen e 25 luftëtarëve talebanë në librin e diskutueshëm të Spare.

“Unë jam në një pozicion që as nëna ime nuk ishte 23 vjet më parë. Sot, me rrezikun që është më i madh, për sa i përket racizmit, dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi nëse diçka ndodh”, tha Harry . Ai u ndal në nevojën për të rivendosur sigurinë e lartë ndaj tij e familjes së tij.


Shtuar 29.02.2024 18:40