Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi ka treguar me anë të një postimi frymëzues e forcëdhënës se asaj i është rikthyer sërish tumori pas 9 vitesh nga e hera kur u diagnostidikua dhe kurua për të.
Ky rrëfim ka ngjallur solidaritet të madh te qytetarët. Madje në mbështetje të saj është organizuar një marshim nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.
Pas reagimeve të shumta nga personazhet publik që i japin gjithë mbështetjen aktores, ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld.
Keith ka shprehur me dy fjalë bështetjen për partneren e tij me të cilën kanë treguar shqiptarëve vlerën e dashurisë së vërtetë.
“Nuk nevojiten fjalë”, ka shkruar ai./albeu.com/