Tregoi sakrificat dhe vuajtjet, mesazhi i nënës së Mevlanit përlot studion e Përputhen (VIDEO)

Një videomesazh që nëna e Mevlanit i kishte përgatitur atij sot, ku fliste për të, sakrificat e saj dhe konkurrentit, teksa i uroi jetë të lumtur me Ledianën duke treguar fotot e tyre që kishte në shtëpi ka përlotur gjithë  konkurrentët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.

Kjo surprizë ka emocionuar shumë Mevlanin i cili shpërtheu në të qara. Emocioneve nuk iu kanë shpëtuar as konkurrentët e tjerë, opinionisti Arjan Konomi dhe moderatorja Bora Zemani të cilët po ashtu u përlotën.

“Vuajtjet që ajo ka kaluar kur unë isha më i vogël…ia kam premtuar që kur të vijë dita unë do të shohë vetëm me buzëqeshje. Unë i kam përjetuar ato momentet kur ajo fshehte lotët por unë i shihja. Nuk mund t’ia harroj ato gjëra. Kjo është ajo që më ka bërë mua më shumë të lidhur me të.”-u shpreh Mevlani.


Shtuar 7.05.2021 19:32