Irini Qirjako është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore shqiptare. Shumë solare dhe sportive, ajo ka marrë zemrat e të gjithve edhe në intervistat e daljet e ndryshme publike. Këngëtarja ishte e ftuar në “E diell”, ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga jeta e saj personale dhe profesionale. Mirëpo, këngëtarja është përballur edhe më një situatë komike.
Në studio u ftua një fallxhore që supozohet të shihte filxhanin e kafes së Irinit. Pasi i “fitoi besimin” me disa të vërteta që gjeti ajo e futi në “kurthin” e përgatitur nga stafi. Fallxhorja aludoi se bashkëshorti e tradhëton Irinin. Ajo tha se e sheh atë shumë të mërzitur dhe se po tenton të hapë një biznes dhe për këtë po e ndihmon një vajzë.
Në fakt Irini ra dakord me këtë dhe tha se bëhet fjalë për vajzën e tezes së burrit të saj. Por, fallxhorja insistoi që nuk bëhet fjalë për një të afërm, por për dikë tjetër që i qëndron shumë parë. “Epo, unë jam se s’ka kush të jetë tjetër!”- tha Irini, që përtej disa dyshimeve dhe paqartësive që iu krijuan e përballoi shumë mirë situatën. Reagimin e plotë të këngëtares e gjeni në videon e mëposhtme: