Tea ndryshon look, por komenti i Arjan Konomit merr të gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)

Pas eksperimenteve të shumta në look, Tea Trifoni është kthyer sërish bjonde, ashtu siç e kemi parë në fillimet e saj te “Përputhen”.

Tea ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet në super formë, por të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Arjan Konomit.

“Të ka hipur një nur aq i bukur siç ndodh kur njeriu bie në dashuri”, i ka shkruar opinionisti.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Bearti, Tea ka nisur një lidhje të re, por nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit.


Shtuar 12.07.2021 09:28