Të bëhesh nuse për ish-bashkëshortin? Kim Kardashian çudit botën (VIDEO)

Kim Kardashian bëri më shumë sesa thjesht “të mbështeste” ish bashkëshortin e saj në festën e tretë të dëgjimit të “Donda” mbrëmjen e djeshme. Ajo u përfshi gjithashtu në ngjarjen e rëndësishme, e veshur me një fustan nusërie!! WOW!

Performanca e Kanye në “Soldier Field” në Çikago të enjten në mbrëmje na njohu me disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si DaBaby dhe Marilyn Manson, por publiku u çmend më shumë kur Kim u shfaq me fustan nusërire para reperit. Kim hyri në skenë me një vello mahnitës “Balenciaga Couture” gjatë këngës “No Child Left Behind”, kënga e fundit e mbrëmjes.

Tani, mediat e huaja kanë raportuar për javë të tëra që të dy NUK janë përsëri bashkë … por gjithsesi këto veprime lënë vend për dyshime. Sipas TMZ, Kim ishte e lumtur të bënte një veprim të tillë për Kanyen dhe se çdo gjë e bëjnë për shkak respektit dhe fëmijëve, por mes tyre nuk ka asgjë më shumë.

Koncerti në Çikago shënon koncertin e tretë të promovimit të “Donda”, por albumi zyrtar nuk ka dalë ende.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Complex Music (@complexmusic)


Shtuar 27.08.2021 13:28