Dy këngëtaret që dikur ishin mikesha të ngushta, Tayna dhe Dafina i kanë dhënë fund miqësisë. Dikur pas hitit “Bye bye” i shihnim shpesh bashkë e madje bënin namin në koncerte, por sot ato nuk flasin më për arsye që ende nuk dihen.
Pavarësisht prishjes së miqësisë, kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.
Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo në koncertin e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës.“Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, dëgjohet reperja, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina.
Si reagoi Dafina? Ajo postoi një video në Instastory ku shfaqej në shoqërinë e Kidës, me të cilën është bërë shumë shoqe dhe shkroi: “Me qikën tem”.
Më pas Dafina publikoi disa foto ku tregonte se Kida i ka dhuruar një pale syze, por më pas është penduar.
Dafina dhe Kida sollën pak kohë më parë këngën “Luje belin”, por nuk morën të njëjtën përshtypje nga publiku si “Bye bye”. Sipas komentuesve prisnin më shumë nga dyshja. Por pavarësisht kritikave kënga ka arritur 6 milion shikime.