Kuvendi i Kosovës ka miratuar në leximin e parë Projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të lidhura
None found
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi se nisma ligjore mori 81 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Përmes një postimi, Gërvalla e përshëndeti votimin, duke e vlerësuar atë si një hap të rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër pasurisë së pajustifikueshme.
Ajo theksoi se kalimi me sukses i leximit të parë në Kuvend e afron më tej krijimin e Byrosë Shtetërore.
