Ardit Gjebrea e ka një emër të personazhit që do e shoqërojë në netët live të “Kënga Magjike”. Producenti dhe prezantuesi i njohur na ka surpizuar të gjithëve orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa ka zbuluar emrin e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar, Marsela Çibukaj.
Arditi ka ndarë një foto në Instagram me të ku ka dhënë edhe lajmin.
“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibulaj mbi të gjitha – artiste!” shkruan ai në postim.
Më pas ka qenë Marsela ajo që ka reaguar menjëherë duke shprehur mirënjohje e duke e cilësuar prezantimin e “Këngës Magjike” një ëndërr të bërë realitet.
“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo ‘Kënga Magjike 2021’ për mua”, shkruan ajo.
Kujtojmë se në muajin shkurt, Ardit Gjebrea mungoi në emisionin “E diela shqiptare” për shkak të infektimit me Covid-19, dhe programin e prezantoi Marsela Çibukaj, Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj. Secili prej tyre moderoi nga një rubrikë, por ajo që e surprizoi më tepër publikun ishte Marsela, duke qenë se Enkeli dhe Gentiani kanë eksperienca në moderim. Dhe duket se Marselës kjo eksperiencë iu shpërblye më së miri!