Statuja gjigante e Shakirës në qytetin e saj të lindjes, ky është detaji unik që identifikon menjëherë këngëtaren

Një statujë bronzi e ikonës së muzikës latine, Shakira, është gjendur në qytetin e saj të lindjes, Barranquilla në Kolumbi.

Sipas BBC, statuja kishte një gjatësi prej 6.5m dhe mënyra e pozicionimit të ijeve që në pamjen e parë e identifikon legjendën e muzikës botërore. Në një postim në instagramin e saj vetë këngëtarja ka ndarë një foto të dy prindërve të cilët kishin pozuar para statujës.

Ndërkohë kujtojmë se Shakira ishte një ndër emrat më të kërkuar në Google, sipas shifrave të publikuara nga platforma gjigante e kërkimit për 2023. Arsyeja kryesore që fshihej pas kësaj ishte pikërisht jeta e saj pas ndarjes nga partneri disa vjeçar Gerard Pique. Por, një tjetër ngjarje e rëndësishme e këngëtares, e cila bëri që emri i saj të lakohej aq shumë ishte edhe çështja e mashtrimit fiskal e ngritur kundër saj në Spanjë, duke e detyruar këngëtaren të paguante një gjobë prej 7.5 milion €.

Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila fitoi tre çmime “Grammy”, një prej tyre me artistin tjetër kolumbian Karol G.


Shtuar 27.12.2023 21:46