Skandal, çfarë bëri këngëtarja e Maqedonisë së Veriut që vendi i saj nuk e do më përfaqësuese në Eurovision (VIDEO)

Ditën e djeshme, u zhvillua ceremonia e hapjes së “Eurovision 2022”. Momente të shumta që nga veshja e deri të sjellja e këngëtarëve përfaqësues së vendeve të tjere morën vëmendjen e rrjetit.

Por një video e Andrea Koevska, përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut teksa hedh flamurin e vendit të saj përtokë ndëqrkohë që pozon para kamerave është kritikuar mjaft.

Ka qenë Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka reaguar ashpër pas veprimit të përfaqësueses së vendit në Eurovision, Andrea Koevska.

Në reagimin publik, thuhet se “shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses tonë të Eurovizionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj. MRT pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë.

Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovizioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme MRT-së. Ndaj përgjegjësive në delegacionin maqedonas do të merren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim më të rreptë për këtë skandal.“, thuhet në reagim.