Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania!
Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi.
“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual.
Në show-n e së martës, do t’ju komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi.