Si kurrë më parë, Leonora Jakupi bën një ndryshim drastik në pamje (FOTO LAJM)

Leonora Jakupi padyshim mbetet një nga këngëtaret më simpatike të të gjitha kohërave. Edhe pse vitet kalojnë, koha duket se ka mbetur në vend për të. Këngëtarja nuk ka ndryshuar aspak që nga dalja e saj e parë dhe vazhdon të mbetet po e njëjta vajzë plot sharm e stil.

Megjithëse vitet nuk e kanë ndryshuar, vetë Leonora ka zgjedhur të eksperiemntojë gjatë karrierës shpesh me look-un e saj. Madje ditën e sotme ajo ka bërë një ndryshim të papritur në pamje, duke lyer flokët dhe u bërë bjonde platin. Për një kohë të gjatë ishim mësuar ta shikonim në nuancat e ngjyrës karamel, ndaj ky ndryshim ishte krejtësisht drastik dhe mjaft i guximshëm. Ajo ka publikuar një foto pas lyerjes së flokëve dhe duket shumë e kënaqur me këtë rifreskim të pamjes së saj.


Shtuar 1.05.2021 09:29