Si do e menaxhojë famën Gjesti pas BBV? Menaxherja e artistëve: Një showman i vërtetë, por po nxitohet

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka diskutuar më shumë se sa mund ta menaxhojnë famën dhe popullaritetin ish-banorët e BBV4…

Si të duket që po e menaxhon famën Gjesti? Si e kanë menaxhuar fitues të edicioneve të kaluara?

Për Gjestin unë e kam shprehur në daljet e mia publike që kam folur për “Big Brother” sivjet, Gjesti për mua, pavarësisht lojës së tij që shumë njerëz kanë qenë ose jo dakord me të, është një showman i vërtetë. Është një produkt shumë ndryshe nga sa është parë më përpara në “Big Brother”.

Mënyra se si ai trajtonte çdo gjë në atë shtëpi, duke filluar që nga kamerat, personazhet e tjerë që ishin brenda, ishte vërtet që ai donte të bënte një show të vërtetë, përderisa kishte ardhur me atë mendim që do ta fitonte dhe e fitoi.

Fama që vjen nga “Big Brother”, mendoj që shumë personazhe ndihen të vënë në ‘spotlight’ menjëherë, pavarësisht se mund të kenë pasur famë më përpara dhe mendoj – sipas punës që kam bërë deri më sot dhe me personazhe jashtë – që është pak jo e mirëmenaxhuar.

Po të marrim rastin e Gjestit, me sa mora vesh, shumë shpejt ka koncertin e tij të parë, shfaqjen e parë publike, që unë nëse do të isha menaxherja e Gjestit, do i kisha sugjeruar që të merrte pak kohë për veten e tij, të mblidhte mendimet në kokë dhe pastaj të rishfaqej sërish në publik.


Shtuar 26.04.2025 17:14

Tags: ,