Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ka disa ditë që ndodhet me pushime në destinacionin e shtrenjtë, Dubai. E sigurisht që nuk kanë munguar fotot e videot e shumta nga këto pushime.
Së fundmi, Shqipja ka treguar përmes postimeve në “Instastory” aventurën e saj në shkretëtirë. Madje ajo ka postuar imazhe edhe me një deve, dhe është shprehur se ka rënë në dashuri me të.
“Rashë në dashuri”, ka shkruar ajo krahas fotos, të cilën e ka postuar në “Instastory”. Ndërsa në një tjetër postim, Shqipja shkruan se deveja “është e bindshme ashtu si i pëlqen asaj…”.
“Shyqyr nuk është si unë”, shton ndër të tjera duke qeshur, ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Gjithashtu ujtojmë se Shqipja shoqërohet nga i vëllai në këtë udhëtim, për të cilin fillimisht u aludua se ishte i dashuri.