“Shumë i dashuruar, por e shkatërrova vetë martesën”, cifti i njohur finalizon divorcin!

Nuk i eci as këtë herë lidhja aktorit të famshëm, fitues të cmimit “Oscar”, Sean Penn i cili ka finalizuar divorcin me aktoren australiane Leila George.

Dyshja u lidhën në vitin 2016 dhe u martuan korrikun e katër viteve më vonë. Por në 2021-shin, George bëri kërkesë për divorc.

Në muajin janar ata u panë bashkë edhe natën e Vitit të Ri – pavarësisht paraqitjes së kërkesës për divorv. Mësohet se cifti e ka mbajtur gjyqin privat në mënyrë që të përshpejtonin procesin e divorcit përmes gjykatave të ngecura të Kalifornisë. Penn foli për herë të parë për arsyet e divorcit.

“Ka një grua me të cilën jam shumë e dashuruar, Leila George, të cilën e shoh ndonjë ditë tani, sepse e kam shkatërruar martesën,” tha ylli i “Mystic River” ne një intervistë të dhënë së fundmi për “Hollywood Authentic”. “Ne ishim të martuar teknikisht për një vit, por për pesë vjet, unë isha një djalë shumë neglizhent”, shtoi ai. 61-vjeçari pohoi se nuk e ka tradhtuar kurrë aktoren australiane. Kjo ishte martesa e tretë e yllit të “Milk”. Ai ishte më parë i martuar me Madonën nga viti 1985 deri në 1989 dhe aktoren e “House of Cards”, Robin Wright nga 1996 deri në 2010. Ai dhe Wright, kanë dy fëmijë, Dylan dhe Hopper.