Ukrainë, mbi 15 mijë civilë të vrarë ose të plagosur në 2026/ OKB: Viktimat u rritën me 55%

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një bilanc alarmues për pasojat e luftës në Ukrainë gjatë vitit 2026, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të viktimave civile.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të OKB-së, gjatë tetë muajve të parë të këtij viti më shumë se 400 civilë u vranë ose u plagosën çdo javë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave është rritur me 55 përqind.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, e bëri të ditur këtë bilanc gjatë një raportimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Ai tha se organizata ka dokumentuar 15,280 civilë të vrarë ose të plagosur në tetë muajt e parë të vitit, pas përshkallëzimit të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile.

Situata është veçanërisht e rëndë në zonat pranë vijës së frontit, ku sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar vdekjen ose plagosjen e afro 2,500 civilëve. Ky është një shtim prej 62 përqindësh në raport me vitin e kaluar.

“Lufta në Ukrainë është një katastrofë e të drejtave të njeriut që rritet dhe intensifikohet javë pas jave, duke shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për civilët dhe duke kërcënuar me një katastrofë edhe më të madhe në të gjithë rajonin”, deklaroi Türk.

Ai theksoi se goditjet ndaj shkollave, qendrave shëndetësore, pallateve të banimit, linjave hekurudhore dhe dyqaneve po sjellin gjithnjë e më shumë viktima. Sipas tij, popullsia ukrainase po përballet me një “gjendje të vazhdueshme frike”.

Zyra e OKB-së ka ngritur gjithashtu shqetësimin për nivelet “tronditëse” të dhunës seksuale ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës. Türk akuzoi Federatën Ruse se po përdor “akte të tilla të neveritshme për të torturuar, frikësuar dhe detyruar individë dhe komunitete”.


Shtuar më 4.10.2026 11:45

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet