Në “Goca dhe Gra” janë diskutuar si zakonisht tema të ndryshme që prekin shoqërinë, edhe nga ato më aktualet.
Armina vendosi të jepte një mesazh për vajzat e reja, bazuar në një përjetim personal që shumë pak e kanë ditur, ku theksoi se është ndjerë e sulmuar në fillimet e lidhjes me Shkëlzenin, kohë kjo kur ishte edhe shumë naive.
“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime, qëkur lidhja ime u bë publike, ndryshoi komplet. Unë isha një vajzë naive që adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time. S’kisha pasur eksperienca lidhjesh serioze më parë. Nga momenti që më ndryshoi jeta në pak ditë, fillova të kuptoj që shumë gjëra nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Shumë gjëra të miat personale filluan të qarkullonin, të cilat unë i kisha folur me njerëzit e mi më të afërt”, tha Armina
Në vazhdim të bisedës, blogerja dha edhe një mesazh për vajzat që e dëgjojnë: “Ajo që unë dua t’i them vajzave të reja, të paktën për sa i përket eksperiencës sime është që të tregohen të zgjuara dhe të jenë të fokusuara te jeta e tyre intime. Është një shprehje që thotë: ‘mos tregoni rrugën, jetën intime dhe planet e ardhshme”.