Partizani ka njoftuar transferimin e Alesio Mijës, duke e bërë 25-vjeçarin përforcimin më të fundit të skuadrës kryeqytetase.
Qendërmbrojtësi, i formuar te Dinamo, u bë i njohur pas kalimit te Sheriff Tiraspol në Moldavi. Gjatë aventurës me këtë klub, Mija u aktivizua edhe në raundet eliminatore të Europa League, duke fituar një tjetër përvojë të rëndësishme.
Të lidhura
None found
Me këtë afrim, trajneri Florin Bratu shton alternativat në qendër të mbrojtjes, ndërsa konkurrenca brenda grupit pritet të jetë më e lartë.
