Ka filluar ndërhyrja për përmirësimin e rrugës që lidh fshatin Kalludër të Zubin Potokut me zonën ku është zbuluar së fundmi një varrezë masive. Në këtë lokacion, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, së bashku me institucionet përkatëse, po vijojnë punën e gërmimeve.
Të lidhura
None found
I vendosur në një hapësirë të thellë malore, fshati përballet me terren të vështirë, duke e bërë më të ndërlikuar punën e ekipeve në vendngjarje.
Ndërhyrja në rrugë synon të përmirësojë qasjen e mjeteve dhe personelit në zonën ku po zhvillohen kërkimet dhe procesi i zhvarrimit.
Sipas autoriteteve, puna në lokacion do të vijojë deri në përfundimin e të gjitha ekzaminimeve të nevojshme. Zona konsiderohet e rëndësishme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
