Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim në Prishtinë me kryetarin e Lidhjes Shqiptare dhe deputetin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, bëri të ditur Qeveria e Kosovës, përcjell TV21.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit u trajtuan zhvillimet politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa vëmendje iu kushtua edhe projekteve infrastrukturore që lidhin dy shtetet.
Sipas njoftimit zyrtar, Kurti e mirëpriti Selën në Prishtinë dhe e falënderoi për vizitën. Biseda u përqendrua te zhvillimet aktuale në Kosovë, veçanërisht te përgatitjet për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, krijimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.
Palët diskutuan gjithashtu për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe për projektet infrastrukturore ndërmjet dy vendeve, përfshirë rrugën Prizren – Tetovë dhe aksin Bllacë – Shkup.
