Kur të gjithë mendonin se lidhja e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishte më e paqta dhe romantikja e mundshme, “E!News” konfirmon se i famshëm i Hollyëood-it i kanë dhënë fund marrëdhënies, gati 2 vite pas propozimit magjik për martesë.
Dyshja bën postime plot dashuri për njëri-tjetrin në Ditën e Shën Valentinit dhe u shfaqën bashkë në Super Boël në muajin shkurt.
“Shkurti është muaji ynë special… muaji i përvjetorit tonë… ne u takuam për herë të parë në 1 shkurt. Hera e parë që dolëm bashkë ishte 2 ditë më vonë dhe që atëherë nuk ka pasur një ditë që ne nuk kemi qenë bashkë dhe nuk kemi folur. Ti më bën të qesh, e dua shumë sensin tënd të humorit dhe si ti bën çdo vend ku hyn më të lumtur. Të dua ty dhe gjithçka që ti bën për mua dhe me mua”, shkroi Lopez në një postim në 14 shkurt.
View this post on Instagram
Gjithashtu, Alex Rodriguez është shprehur më herët se shpresonte që këtë vit do të martohej me Jennifer, duke qenë se ata shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.
“Ju e dini tentuam 2 herë në 2020. 2 herë na u anulua për shkak të Covid-19. Thonë e treta e vërteta, kështu që le të shpresojmë që do të jetë kështu”, u shpreh Alex pak kohë më parë në një intervistë për “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Jennifer Lopez për “Elle”, por ajo shtoi se ata nuk kanë pse të nxitohen për martesë.
Ndërkohë disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me me Madison LeCroy, pjesë e një reality-shoë. Në epidosin e fundit të shoë-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.