Enca Haxhia prej ditësh po shijon pushimet në Dubai. Gjatë gjithë kësaj kohe këngëtarja ka ndarë me ndjekësit foto mjaft të nxehta dhe copëza të shkëputura nga pushimet e saj në një ndër vendet më luksoze të botës.
Për shkak të pandemisë tashmë maska është kthyer në një nga aksesorët e pandashëm. Epo, edhe në Dubai Enca duhet ta vendosë, por në pamundësi të një të tille ajo e ka zvëndësuar me të brendshmet e saj.
Përmes disa InstaStory Enca ka treguar se ka hequr të brendshmet e saj për ti përdorur si maskë mbrojtëse kundër Covid-19.
“Kur më thoni që të mbaj maskë mbrojtëse”,- ka shkruar ajo.