Psikologia Denata Toçe ka vendosur që gjatë emisionit “S’e Luan Topi”, t’i bëjë një shaka të “vogël” bashkëshortit të saj, Arben Skënderit.
Teksa ishin duke folur për jetën e tyre dhe dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër, vajzë, Denata i tha se është shtatzënë dhe se këtë lajm e kishte kuptuar së fundmi.
Arbeni nga ky lajm mbeti aq i shtangur sa derdhi edhe lot.
Denata: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të kesh një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?
Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.
Denata: Domethënë je gati ti?
Arbeni: Po jam gati.
“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.
“Totalisht”, përgjigjet ai.
“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denatës që e bëri Arbenin të qaj.
Denata më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.
“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me kalamajtë”, tregon Denata për bashkëshortin e saj.
“Thjesht kaloj kohë me ta dhe është një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”, shprehet Arbeni.
View this post on Instagram