Gjykata e Prishtinës dënon këngëtarin Gjesti për armëmbajtje, kanosje dhe dëmtim pasurie

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe ka dënuar këngëtarin Besart Kelmendi, i njohur me emrin Gjesti, për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Të lidhura

None found

Vendimi, i shpallur të hënën nga gjykatësja Edita Çanta, parashikon 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë për të akuzuarin. Lajmin e ka bërë të ditur korrespondenti i Top Channel, Valdrin Abazi.

Për akuzën e kanosjes, Gjesti u dënua me 2 vjet burgim me kusht. Ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen një vepër tjetër penale gjatë dy viteve nga momenti kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm.

Për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, gjykata caktoi një gjobë prej 3 mijë eurosh, ndërsa për “Armëmbajtje pa leje” një tjetër gjobë në të njëjtën shumë.

Si dënim unik, ndaj këngëtarit u shqiptuan 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë. Në shumën e gjobës do të llogaritet edhe periudha që ai ka kaluar në paraburgim.


Shtuar 7.09.2026 17:03

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet