“Siguria në Shkolla”, AKU nis kontrolle në fast-food-e, byrektore, piceri, markete dhe institucione arsimore

Me afrimin e nisjes së vitit të ri shkollor, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vënë në zbatim një plan të gjerë inspektimesh në të gjithë vendin, në kuadër të paketës së “Sigurisë në Shkolla”.

Kontrollet po zhvillohen në subjektet ushqimore që ushtrojnë aktivitet pranë institucioneve arsimore, përfshirë fast-food-et, byrektoret, piceritë, marketet dhe pika të tjera tregtimi. Në fokus janë edhe ambientet ku përgatitet ushqim për grupe të veçanta, si çerdhet, kopshtet dhe shkollat.

Të lidhura

None found

AKU bën të ditur se masat synojnë të ulin dhe të parandalojnë rreziqet që mund të lidhen me ushqimet e konsumuara nga fëmijët dhe nxënësit.

Inspektimet kryhen në zbatim të paketës së “Sigurisë në shkolla”, të Ligjit Nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar, si dhe të Ligjit të Inspektimit Nr. 99/2024, i ndryshuar.

Gjatë verifikimeve do të shqyrtohet respektimi i kërkesave për sigurinë ushqimore. Vëmendje e posaçme do t’u kushtohet kushteve të higjienës, afateve të përdorimit të produkteve, gjurmueshmërisë, standardeve higjieno-sanitare dhe etiketimit të produkteve ushqimore.

Gjithashtu, AKU do të marrë mostra të produkteve ushqimore për kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike.

Përmes këtij plani masash synohet krijimi i një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit, duke parandaluar rreziqet që mund të vijnë nga ushqimet e tregtuara dhe të konsumuara pranë shkollave.

Në vijim të kontrolleve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të zhvillojë edhe fushata ndërgjegjësuese për operatorët e biznesit ushqimor, si dhe aktivitete informuese e ndërgjegjësuese në sistemin parauniversitar. Fokusi do të jetë te elementët kryesorë të sigurisë ushqimore, respektimi i rregullave dhe përzgjedhja e ushqimeve të sigurta.


Shtuar 8.09.2026 16:08

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş