Sabiani flet për herë të parë për marrëdhënien me dy gratë

Këngëtar i njohur, Sabiani, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Gjatë intervistës, ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin si dhe jetën e tij personale.

Sabiani ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, por është mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.

Këngëtari  është pyetur nga moderatoret për marrëdhëniet me nënat e fëmijëve të tij, ku ka treguar se ka një raport të shkëlqyer dhe i vlerëson për faktin se nëse s’do të ishin ato s’do të kishte Kejsin dhe Enesin.

“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”, është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish-bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.


Shtuar 27.01.2022 11:26